04 Janar 2012
BAS Programme do filloje trajnimin Planifikimi dhe Organizimi i Shitjeve per me shume shih tek seksioni RISI
15 nentor 2011
Grupi i pare per CMC prej 12 konsulenteve ka filluar dhe procesi i certifikimit prit te ndodh gjate dhjetorit. Grupi i dyte pritet te filloje proceduren ne janar. Te interesuarit mund te aplikojne duke derguar nje shprehje te interesit tek vlora.avdiu@gmail.com
05 Nentor 2010
Njoftohen të interesuarit se BAS Programme do filloj se shpejti trajnimin ne CE Marking. Trajnimi do mbahet tentativisht 13-17 Dhjetor 2010. Per te aplikuar kliko ketu:
15 Tetor 2010
Grupit të parë prej 20 konsulentëve profesionalë në Kosovë të cilët morën pjesë në trajnimin intensiv për Këshilltarë të Certifikuar në Menaxhment (CMC), iu dhanë certifikata nga Trajkovski & Partners, kompani e certifikuar konsulence nga Maqedonia. Per me shume kliko ketu
15 Shtator 2010
Me 15 Shtator 2010 ne Hotel Grand u mbajt Takimin biznesor me koktel rasti organizuar për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Kosovë. Në këtë takim morën pjese me se 80 biznese, perfaqesues te Agjensionit te NVM-ve dhe perfaqesues te institucioneve lokale dhe te huaja
Qellimi i takimit ishte prezentimi i Programit ‘Turn Around Management’ (TAM) i financuar me fondet e ndihmës së para anëtarësimit të Bashkimit Evropian do të ndihmojë 40 kompani kosovare.
Mbështetja do të orientohet për ato biznese që veprojnë në zonat rurale dhe fushën e bujqësisë, biznese të drejtuara nga femra apo kompani që kanë strategji të posaçme për punësimin e pakicave dhe
personave me aftësi të kufizuara. Per me shume kontaktoni tek: osman.rraci@gmail.com
01 Shtator 2010
Filloi trajnimi mbi Certfikimin e Konsulenteve Menaxherial
EBRD BAS Programme në përputhje me aktivitetet e planifikuara ka filluar trajnimin Pre Introduction -Certified Management Consultant- CMC i cili do bartet nga konsulente te akredituar dhe me pervoje nga kjo lemi. Materialet e trajnimit dhe ligjëratat do të jenë në gjuhën angleze, do të ligjërojnë trajnerët profesional të certifikuar me CMC në një program të ngjashëm të certifikimit të mbajtur vite më parë në Maqedoni.
Qëllimi i këtij trajnimi është zhvillimi i kapaciteteve lokale të konsulentëve të cilat kanë burime të brendshme adekuate në fushën e menaxhimit për të ofruar ekspertizën profesionale tek komuniteti i biznesit Kosovar si dhe objektivi i përgjithshëm i BAS Programme për këtë projekt të nivelit të lartë është qe të stimuloj zhvillimin e mëtutjeshëm te cilësisë tek konsulentet si dhe themeloje dhe zhvilloje shoqaten e konsulentëve.
Kursi do mbahet ne tri faza me kohëzgjatje dhe module të specifikuara dhe me nje raund te provimeve. Konsulentet qe do kalojne sukseshem kete trajnim, përmes asistencës së USAID/KPEP do themelojne shoqaten e konsulentëve e cila eshte parakusht per te proceduar me certifikimin CMC. Per informata te mëtutjeshme vizitoni www.ICMCI.org
Gusht 2010
BAS Programme ne bashkepunim me Oden Ekonomike te Kosoves eshte duke implementuar IT platformen per Implementimin e ISO 9001:2008 dhe ISO 22000
Objektivat kryesore të platformës janë si më poshtë:
01 Mars 2010
Takim konsultativ me konsulentë
Me 01 Mars 2010 ne Objektin e Odes Ekonomike u mbajt takimi me konsulente lidhur me si me poshte :
08 Maj 2009
BAS Programme në bashkëpunim më Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë (Departamenti i Akreditimit) organizoi një takim konsultativ me
ndërmarrje dhe organizata te sektoreve te ndryshem ne lidhje me ngritjen dhe implementimin e sistemit te menaxhimit te cilesise sipas standardit ISO/IEC 17025. Gjate takimit u komunikuan vleresimet preliminare te aplikacioneve te ndermarrjeve per implementimin e standardit ISO 17025 në laboratoret dhe qendrat testuese perkatese. Poashtu ne takim u diskutua mbi procedurat e metutjeshme ne implementimin e projekteve. BAS informoi te pranishmit se ky eshte nje projekt mbështetës ndaj Drejtorisë së Akreditimit të Kosovës (DAK) dhe Organizmave të Vlerësimit të Konformitetit (OVK-ve).
4 Maj 2009
BAS Programme në bashkëpunim me SGS, Bulgaria ka organizuar kursin “Udhëheqës në Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Ushqimit (FSMS)
Standardi ISO 22000:2005 ” apo niveli i trete siç njihet në terminologjinë e SMC-së si vazhdimësi e mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve shërbyese dhe profesionale në lëmin e menaxhimit të sistemeve të cilësisë ISO 22000:2005. Trajnimi ka filluar me daten 27 Prill dhe ka përfunduar me 1 Maj, gjithesejt 5 ditë të plota me ligjërata dhe ushtrime dhe duke përfunduar me provimi certifikues. Ky kurs iu është dedikuar profesionistëve që kanë demonstruar kapacitetet e duhura për aplikimin në praktikë të njohurive dhe orëve të nevojshme - konform kërkesave siç paraparë me rregullat e ISO 22000:2005.
17 Dhjetor 2008
Të Mërkurën me 17 Dhjetor 2008, Programi BAS i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë i financuar nga BE dhe Qeveria Holandeze certifikoi shtatëmbëdhjetë (17) ekspertë të cilët kanë ndjekur kursin e specializuar për: Përgatitjen, Planifikimin, Vlerësimin dhe Menaxhimin e Projekteve Kapitale.
Certifikata u shpërndan nga Ambasadori i Ambasades Holandeze ne Kosove Z. Voskamp dhe Z. Besim Beqa - Presidenti i Odes Ekonomike te Kosoves. Per me shume informata ju lutem klikoni ne Seksionin me larte: Lajmet per te downloduar dokumentet
3 Tetor 2008
Të premten me 3 tetor 2008, Programi BAS i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë i financuar nga BE dhe Qeveria Holandeze certifikoi njëmbëdhjetë (11) Menaxher të Kualitetit të cilët kanë ndjekur kursin Lead Auditor Course. Pjesëmarrësve iu lëshuan certifikata nga Byroja VERITAS dhe IRCA për Lead Auditor.
Certifikata u shpërndan nga Ambasadori Z. Henk Voskamp –Ambasador pranë Ambasadës Holandeze në Kosovë dhe Ministri Z. Lutfi Zharku – Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të cilët poashtu ceken rëndësinë e këtij kursi dhe përfitimet e mundshme qe do sjell tek komuniteti i biznesit dhe institucionet kosovare në përgjithësi.
Shtator 2008
Kursi i Specialistëve – Përgatitja, Planfikimi, Menaxhimi dhe Vlerësimi i Projekteve
BAS Programme në bashkëpunim me në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim e themeluar nga Kombet e Bashkuara (ECPD ) dhe ligjerues nga Universiteti i Bradford-it, UK

organizuan kursin intesnsiv për specialistë në formë të dy moduleve të përcjellura nga një program akreditues i organizuar në forme të provimit. Trajnerët dhe ekzaminerët ligjëruan për grupin e kombinuar prej 20 konsulentëve, menaxherëve të kompanive dhe përfaqësues të ministrive. Kursi ka filluar me 17 Shtator dhe do përfundojë me 27 Shator.
Korrik 2008
BAS Programme në bashkëpunim me Bureau Veritas, Slovenia ka organizuar kursin “Kursi i Auditorëve Udhëheqës” apo niveli i trete siç njihet në terminologjinë e SMC-së si vazhdimësi e mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve shërbyese dhe profesionale në lëmin e menaxhimit të sistemeve të cilësisë.
Ky kurs iu është dedikuar profesionistëve që kanë kompletuar dy nivelet e para (QB dhe QM) të organizuara gjatë viteve 2006 dhe 2007 si dhe tjerëve që kanë kryer specializime adekuate në organizime tjera dhe që demonstrojnë kapacitetet e duhura për aplikimin në praktikë të njohurive dhe orëve të nevojshme - konform kërkesave siç paraparë me rregullat e ISO. Trajnimi ka zgjatur 5 ditë të plota me ligjërata dhe ushtrime. Pjesëmarrësit janë pajisur me te gjitha materialet dhe kopjet e ISO Standardeve (ISO 9001:2000 dhe ISO 19011).
22 Maj, 2008
Me 22 Maj, BAS Programme ka organizuar ditën e pare të punës se Forumit si vazhdimësi e Forumit te Konsulentëve e mbajtur në Dhjetor të vitit te kaluar. Forumi ka gjeneruar një interes të madh tek konsulentët për shkak se ata janë informuar më për afër rreth objektivave të BAS-it, aktiviteteve të tanishme dhe të planifikuara si dhe iniciativat që do ndërmerren për të përkrahur sektorin shërbyes.
24 Prill, 2008
BAS Programme në Kosovë priti një delegacion nga Londra te kryesuar nga Zj. Charlotte Salford, Drejtoreshe e TAM/ BAS dhe Z. Hans Sprokkreeff – Drejtor i Zyrës së Holandës/Mongolisë pranë BERZH-it. Delegacioni pati takime të numërta me: Delegacionin e EU, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Agjensionin per Integrime Evropiane pranë Zyrës së Kryeministrit dhe Zyrës Ndërlidhëse Holandeze në Kosovë.
Delegacioni vizitoi edhe disa nga përfituesit e Programit, që kanë përfituar nga asistenca e BAS Programme me fondet e Qeverisë Holandeze.
17 Mars 2008
Me iniciativën e Programit BAS dhe në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim e themeluar nga Kombet e Bashkuara (ECPD studime postdiplomike internacionale) organizuan ligjëratën me temë “Projektet Infrastrukturore në vendet në zhvillim dhe tranzicion” që u mbajt me 17 Mars 2008 në sallën e Odës Ekonomike të Kosovës.
Ligjërata u mbajt nga Profesor Don Wallace, President i Institutit për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Profesor i Drejtësisë në Universitetin e Georgetown, Washington D.C. Temat kryesore të ligjëratës qenë:
· E drejta ndërkombëtare në fushën monetare, financiare dhe investive (International Monetary, Finance and Investment Law)
· Financimet private të projekteve infrastrukturore (Private Financing of Infrastructural Projects)
Dhjetor 2007
BAS Programme organizojë Forumin e Konsulences se Kosovës, aktivitetet e të cilës u mbajtën në tri ditë të njëpasnjëshme gjate muajit Dhjetor. I gjithë forumi dhe agjenda është koordinuar me përfaqësuesit e AER-it, projektin e AER-it për përkrahje institucionale te MTI-se dhe projektet tjera te financuara nga AER-i. Ne këtë forum kane qenë prezent me se 120 konsulentë, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe përfaqësues të programeve donatore.
që do të mbahet me 6 Dhjetor 2007 në orën 13:30-15:30 në sallën e takimeve në Odën Ekonomike të Kosovës.
Forumi ka adresuar kënaqshëm objektivat e tij dhe ka përfunduar punën me konkludime të ndryshme të cilat do vlerësohen nga Ekipi i Forumit dhe do ndërmerren veprime për përmbushjen e kënaqshme të këtyre konkludimeve. Si përfaqësuesit e komunitetit te biznesit ashtu edhe konsulentët kane përkrahur fuqishëm këtë iniciative dhe kane demonstruar interes të shtuar për të participuar në takimet e Forumit. Niveli i interaktivitetit dhe dhënia e komenteve gjate punës së Forumit ka demonstruar nevojën për një platformë ku konsulentët mund të shprehin interesin e tyre dhe brengat përballë organizatave donatore, akterëve dhe partnereve komercial.
Forumi ka konfirmuar partneritetin e fuqishëm të BAS Programme që ka krijuar gjatë aktivitetit të saj me konsulentët dhe komunitetin e biznesit në Kosovë.
Dhjetor 2007
Me 5 Dhjetor në sallën e konferencës së OEK-it, u mbajt Ceremonia e Diplomimit për rundin e dyte të SMC-së. Në ceremoni ishin të pranishëm zyrtarë të larte qeveritar, përfaqësues të organizatave donatore, dhe përfaqësues të institucioneve tjera, Në këtë ceremoni 23 pjesëmarrës në kursin e SMC-së zyrtarisht u certifikuan si Menaxher te Kualitetit dhe Teknik te Kualitetit. Diplomat janë lëshuar nga EOQ (organizata Evropiane e Kualitetit) dhe DGQ.
Certifikata u shpërndan nga Zj. Margriet Struijf –Udhëheqëse e Zyrës Ndërlidhëse Holandeze në Kosovë dhe Z. Ejup Fejza- Drejtor Ekzekutiv i Agjensionit për Promovimin e Investimeve pranë MTI-së të cilët poashtu ceken rëndësinë e këtij kursi dhe përfitimet e mundshme qe do sjell tek komuniteti i biznesit.
Tetor 2007
BAS Programme në bashkëpunim me DGQ (Deutsche Gesellschaft für Qualität e. V.), organizoje rundin e dyte te kursit SMC për 25 pjesëmarrës. Trajnimi ka filluar në Gusht dhe ka përfunduar në Tetor pas përfundimit të suksesshëm te 4 moduleve të trajnimit dhe dy rundeve të provimit. Nga 25 trajnues gjithsejte, 16 prej tyre janë certifikuar si Menaxher te Kualitetit dhe 23 prej tyre janë pajisur me certifikata si Teknik te Kualitetit dhe Auditor Intern. Certifikatat e lëshuara janë në pajtueshmëri me rregullat e Organizatës Evropiane për Kualitet- EOQ.
· QB Certificate - EOQ Teknik te Kualitetit (23 certifikata)
Investimi i parë kapital në Kosovë
Pestova është përkrahur me asistencë teknike të konsulentëve lokal dhe ndërkombëtar përmes Programeve TAM dhe BAS. Programet BAS dhe TAM kanë asistuar ndërmarrjen me përgatitjen e biznes planit e përcjellur me asistencë teknike të eksperteve për një periudhe 2 vjeçare duke e përmbyllur me ekzekutimin e investimit kapital prej BERZH-it prej €1.9 milion për 33 % te aksioneve te kompanisë për zhvillimin e produkteve te reja nga patatja. Qëllimi i këtij investimi është prezantimi i këtyre produkteve ne tregun kosovar dhe eksportimi i tyre në vendet fqinje, ku patatet kosovare kanë një reputacion te mire për shkak të kualitetit të lartë.
Dhjetor 2006
Me 7 Dhjetor në sallën e konferencave te OEK-it u mbajt ceremonia e diplomimit të 18 pjesëmarrësve te kursit te SMC-se te cilët zyrtarisht u certifikuan si Menaxher te Kualitetit. Diplomat janë lëshuar nga EOQ (Organizata Evropiane e Kualitetit) dhe DGQ.
Në ceremoni ishin të pranishëm zyrtarë të lartë qeveritar, përfaqësues të organizatave donatore, dhe përfaqësues të institucioneve tjera. Certifikata u shpërndan nga Z. Kadri Kryeziu- Zv. Ministër pranë MTI-së, i cili poashtu nënvizojë se ky projekt do sjell mjaft përfitime Kosovës, pasiqë standardet e familjes ISO janë bërë referencë ndërkombëtare në aspekt të marrëdhënieve biznes-biznes.
Nëntor 2006
Kursi i Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë (SMC)
BAS Programme në bashkëpunim me DGQ (Deutsche Gesellschaft für Qualität e. V.) prej Frankfurt, Gjermani organizuan trajnimin vokacional në formë të katër moduleve të përcjellura nga një program akreditues i organizuar në forme të provimit. Trajnerët dhe ekzaminerët e DGQ-së ligjëruan për grupin e kombinuar prej 25 konsulentëve, menaxherëve të kompanive të cilët vetëm janë certifikuar apo janë në proces të implementimit të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë në pajtueshmëri me kërkesat e ISO Standardeve, Trajnimi ka filluar ne Gusht 2006 dhe ka përfunduar në Nëntor 2006 duke përmbyllur kështu suksesshëm 4 modulet dhe 2 rundet e ekzaminimit. Pas ekzaminimit u lëshuan certifikata të cilat janë në pajtueshmëri me rregullat e Organizatës Evropiane te Kualitetit –EOQ:
Personat e certifikuar janë të aftë për të asistuar ndërmarrjet Kosovare në implementimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë dhe sjelljen e ndërmarrjeve deri në certifikim.
BAS-i në Kosovë përkrah ndërmarrjet Kosovare në implementimin e ISO Standardeve
Interesi i lartë i kompanive për sisteme të menaxhimit të cilësisë dhe certifikimi me ISO Standarde (24% e portofolios së projekteve të BAS-it) është i nxitur nga hyrja në tregjet e vendeve ku certifikimi me standarde është në pajtueshmëri me kërkesat e konsumatorëve, partnerëve dhe furnizuesve. Nga 33 kompani që janë në proces të implementimit të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë (ISO 9001:2000, HACCP, ISO 17025, ISO 22000), 22 prej tyre janë certifikuar me ISO:
Compact Group Sh.A, Gjilan- Industria e pijeve
Progresi Sh.p.k, Gjilan- Industria elektrike
N.P. Inova Sh.p.k, Gjakove- Industria e plastikes
Kuk Commerce, Prizren- Industria metalit
Elsam Sh.p.k, Ferizaj- Industria metalit
CET Sh.p.k, Prishtina- Agjensioni shërbyes, konsultime, inxhinieri dhe trajnime
N.P.P Bonus, Lipjan- Industria e pijeve
New Co Celiku, Gjilan- Industria metalit
Dukagjini Sh.p.k, Peja- Shtypshkronje
N.P.T Gruda, Peje- Industria e ushqimit
N.P.T Arta-Tex, Peje- Industria e Tekstilit
N.P.M.T.SH Monting, Prishtina- Inxhinieri/ Elektrike
Vellezerit e Bashkuar Sh.p.k, Prizren- Ndërtimtari
Fluidi Sh.p.k, Gjilan- Industria e pijeve
FK Prizreni, Prizren-Industria elektrike
INKOS Insitute Sh.a- Shërbime Laboratorike
Solid Sh.p.k- Industria e Këpucëve
NPT Ferplast- Industria e Plastikes
N.P.T Laberion- Industria e pijeve
Home
Copyright 2006 - BAS Programme